14:26 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Prishtina luan derbin ndaj Llapit në stadiumin “Ramiz Sadiku”

Prishtina do luajë përsëri në një tjetër stadium këtë sezon.

Klubi nga kryeqyteti përmes Facebookut, ka bërë të ditur se ku do të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Llapit e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligës.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë, deri tani ka luajtur në stadium “Sami Kelmendi” të Lipjanit pasi që stadiumi i tyre “Fadil Vokrri” është ende në renovim.

Por megjithatë, klubi kryeqytetas do mbetet në kryeqytet ku do të luajë në stadiumin e Ramiz Sadikut.

Prishtina, do pres Llapin në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, me ndeshjen që do zhvillohet të dielën më 28 prill në ora 15:00./IndeksOnline/