17:57 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Prishtina përforcohet me qëndren amerikane

Klubi Basketbollistik Prishtina është përforcuar me Donovan Smith.

Marrëveshja me basketbollistin 30-vjeçar është arritur këtë të premte, i cili luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 207 centimetra, shkruan IndeksOnline.

“Qendra amerikane Donovan Smith nënshkruan

Basketbollisti 30 vjeçar i gjatë 207cm, Donovan Smith, me karrierë të pasur dhe statistika impresive sivjet gjatë garave të FIBA Europe Cup, kompleton njërën pozitë të qendrës në kuadër të rosterit aktual të ekipit tonë.

Dalëngadalë po kompletohemi para pjesës më të rëndësishme të sezonit.”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./IndeksOnline/