13:58 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prishtina – Vushtrria, rezultati pas 45 minutave të parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Skuadra nga kryeqytetit ka arritur të mbyllë pjesën e parë në epërsi me rezultat 2:1.

Golat për skuadrën vendase i shënuan Endrit Krasniqi nga pika e badhë, dhe sulmuesi i sapo transferuar nga Skenderbeu, Oto John.

Ndërsa golin e vetëm në 45 minutat e parë për Vushtrrinë e ka realizuar Drilon Fazliu.