20:11 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Prokuroria jep detaje për aksidentit në Pejë, ku një person ndërroi jetë: Dyshohet se u godit qëllimshëm

Një person shtetas i Shqipërisë,  ka humbur jetën  në orët e pasditës në Pejë, pasi që është goditur nga një veturë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për “Indeksonline”, se  prokurori i krimeve të rënda dhe policia e Kosovës tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa ka pohuar se viktima u godit qëllimshëm nga një veturë dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i krimeve te renda dhe Policia e Kosovës me njesitet relavante, janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se nje kembesor eshte goditur qellimshëm nga nje veture. Viktima ka vdekur si pasoje e lendimeve te shkaktuara nga goditja e vetures. I dyshuari eshte ne kerkim nga Policia e Kosoves”, ka thënë Nikçi. /Indeksonline/

.