13:42 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Pse nuk ka pamje brenda takimit të Grenellit, në VV?

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Për dallim nga takimi në LDK, ku mediave iu lejua të merrnin pamje, në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ishte ashtu, transmeton IndeksOnline.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur një gjë e tillë, por dihet se edhe më parë ambasadori amerikan ishte fotografuar me Kurtin vetëm jashtë ndërtesës së VV-së.