11:33 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / k.v

Publikohen shpenzimet tremujore (janar-mars 2024) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për financim të subjekteve politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2024) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën janar – mars 2024, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/