13:57 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Puyoli e refuzon ofertën e Barcelonës që të bëhet drejtor

Ish- kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë drejtor sportiv i klubit.

Kampionët spanjollë kanë folur me 41- vjeçarin, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2014, për ta ofruar rolin e drejtorit sportiv në klubin e Barcelonës.

“Pasi mendova shumë, kam vendosur të mos e pranoj ofertën e klubit”, ka thënë Puyol.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë, pasi gjithmonë kam thënë se do të dëshiroja të kthehem në atë që e konsideroj shtëpinë time, por disa projekte personale në të cilat jam do të ndikojnë që të që të jepja përkushtimin ekskluziv që ky pozicion e meriton”, tha Puyoli./Indeksonline/.