19:41 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Qefi më i madh se Stambolli”, Vuçiq thotë se Johnson do të vizitojë i pari Serbinë, më pas Donald Trump

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shpeshë herë deklarohet lidhur me emrat e personaliteteve botërore që mund të vizitojnë Serbinë.

Njësoj edhe sot, Vuçiq u deklarua pikërisht për këtë.

Ai tha se është pikërisht i posazgjedhuri në krye të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që do të vizitojë i pari Serbinë, e më pas presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Indeksonline.

“Ju mund të qeshni, por Boris Johnson do të vijë së pari në Serbi, pastaj Donald Trump”, tha ai./Indeksonline/