10:20 / E Enjte, 18 Prill 2024 / LB

Qeveria e Kosovës merr sot një vendim tjetër të rëndësishëm për rrugën Prishtinë-Pejë

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje në rend të ditës është edhe shqyrtimi i propozim vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjërimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun.

Kujtojmë se për këtë javë është paralajmëruar fillimi i punimeve në segmentin Kijevë- Dollc.

Përveç, kësaj pike, ekzekutivi pritet të marr edhe disa vendime tjera të rëndësishme.

Më poshtë dokumenti: