17:15 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qeveria e re ia prish planet e serialit “O sa mirë”

Siç ka raportuar Indeksonline, seriali  “O sa mirë” është rikthyer në ekranin televiziv.

Në serial janë rikthyer edhe shumë aktorë të tjerë.

“O sa mirë” transmetohet cdo të hënë, në ora 20:45, por sot për shkak të një transmetimi special të formimit të Qeverisë episodi i ri nuk do të transmetohet.

Kjo u bë e ditur në faqen e serialit në Instagram.

“Lajmërim!

Për shkak të një transmetimi special të formimit të Qeverisë episodi 180 sonte nuk transmetohet.. Kërkojmë falje shikuesve”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/