18:19 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Qeveria ia mundëson djalit të minatorit që vdiq tragjikisht të punojë në minierë!

Qeveria në detyrë, në krye me Albin Kurtin, sot pas vdekjes tragjike të dy minatorëve në Novobërdë, ka vendosur tua ndaj nga 30 mijë euro dy familejeve dhe bursë për fëmijët që janë duke u shkolluar, shkruan IndeksOnline.

Përveq kësaj, Qeveria ia mundësoj djalit të xehetari Idriz Gërbeshit tanimë i ndjerë, që të punojë në minierë.

Kryeministri Kurti sot vizioj minierën në Artanë ku ndodhi tragjedia.

Deri më tani ende nuk janë nxjerrë dy trupat e pa jetë nga vendi i ngjarjes.

Sipas Bajrush Ymerit, nënkryetar i komunës së Novobërdës, duhet të largohet një shkëmb i madh në mënyrë që të largohen trupat nga miniera./IndeksOnline/