12:06 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Qeveria miraton Projektligjin për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinerë, farmacistë dhe mami

Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinarë, farmacistë dhe mami në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e këtyre kualifikimeve, në bazë të marrëveshjes së arritur në proces të Berlinit mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Qëllimi i këtij projektligji është njohja e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinerë, farmacistë dhe mami të arritur në tetor të viti të kaluar kjo marrëveshje është arritur në proces të Berlinit midis 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, ka thënë ai.