23:15 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

QKUK furnizohet me pemë dhe perime, kontrata që i kushtoi gati 100 mijë euro!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës.

Këtë herë është dhënë një tender për furnizim me pemë dhe perime për nevoja të QKUK-së, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës, fillimisht ka qenë 120.000,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për 98.558,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Rinesa 1” Sh.P.K.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të larte ka qenë 157.265,00.

Sipas kontratës, i bie që ky furnizim gati 100 mijë euro është bërë për jo më shumë se 10 muaj./Indeksonline/