11:41 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

QKUK: Në Urologji, kryhet një operacion i komplikuar

Në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë te një pacienti, i cili ishte përfshirë nga një masë tumorale.

Pas përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikëzën urinare).

Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri tani, rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore .

Pacienti i moshës 78-vjeçare, me inicialet H.T. është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.