10:48 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

QKUK, për 24 orë, 83 vizita në Emergjencë Pediatrike

Në Emergjencën e Klinikës së Pediatrisë, në 24 orët e fundit, ka pasur 83 fëmijë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në ambulancat specialistike ka pasur 57 fëmijë që janë kontrolluar nga specialistët pediatër të profileve të ndryshme.

Për 24 orë, 22 fëmijë janë pranuar në reparte të ndryshme për mjekim të mëtejmë./Indeksonline/