12:49 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qytetarët e Drenasit mbesin disa orë, pa ujë të pijshëm

Për shkak të disa punimeve teknike, qytetarët e Komunës së Drenasit do të mbesin disa orë pa ujë.

Këtë e ka bërë të ditur KRU ” Prishtina” sh.a.

Sipas këtij njoftimi arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit digjital në gypin kryesor të furnizimit me ujë për këtë komunë.

Ndryshe, në Drenas u ofrohen shërbime me ujë 5.156 konsumatorëve./Indeksonline