12:00 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qytetarët respektojnë vendimet e Qeverisë, policia vëzhgon nga afër

Në ditën e parë që kur kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Hotit, në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë, vërehet dukshëm se qytetarët po respektojnë këto masa.

Në sheshe të kryeqytetit, qytetarët kalojnë, duke mbajtur maska në fytyrat e tyre, ndërsa policia po vëzhgon nga afër, duke iu rekomanduar secilit qytetarët që nuk kanë maska t’i vendosin ato.

Për të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa, duke dalë pa maskë në rrugë, Qeveria ka thënë se do të pasojë një gjobë deri në 8 mijë euro, ndërsa nuk përjashtohet as burgimi deri në 12 vjet, për shkelësit e këtyre vendimeve.

Ndryshe numri i të tëinfektuarve në vendin tonë ka kaluar shifrën e 5 mijë të të prekurve .

IndeksOnline ju sjell pamje: