12:56 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Rama e Pacolli në Thumanë ku do të nisë ndërtimi i banesave të reja: Do të jenë luksoze

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga politikani dhe biznesmeni i njohur i Kosovës, Behgjet Pacolli, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e banesave, në Thumanë.

Sot nis ndërtimi i apartamenteve.

“Nuk do jenë për banim social, por banim luksoz. Do jetë një qytezë shumë e bukur”, u shpreh Pacolli.

Edhe pse një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat ende nuk kanë përfunduar, por për kreun e Qeverisë shpejt familjet do t’i kthehen strehës së tyre.

Për rindërtimin nga Pacolli janë vënë në dispozicion 1 milion euro, ndërsa ka shprehur gadishmërinë për të shtuar këtë fond nëse duhet.

Ndërkohë me buxhetin e shtetit do ndërtohet një shkollë.

Në Thumanë parashikohet ndërtimi i 806 banesave individuale dhe 7.981 banesa kolektive.