08:53 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Rama vazhdon edhe këtë muaj, nga fjalët e shenjta të Kuraanit tek ato të Biblës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thuajse çdo ditë zgjedhë fjalë të veçanta për të filluar ditën e tij.

Përmes rrjetit social Facebook, Rama shpesh herë publikon fjalë të shenjta.

Por siç duket Rama ka zgjedhur që një ditë të publikojë fjalë të shenjta nga Kurani, tjetër ditë nga Bibla, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet edhe për sa kohë do të vazhdojë këtë “trend” Rama, por që padyshim është një e veçantë e tij që më e shpeshtë nisi të bëhet që nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë në muajin nëntor./Indeksonline/