16:17 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ramadani flet për trajnerin e ri të Feronikelit

Nikli ka ndërruar tashmë trajnerin e skuadrës.

Ditë më parë, kanë zyrtarizuar largimin e Zekirija Ramadanit, ndërsa sot ata zyrtarizuan trajnerin e ri malazez Dejan Vukiçeviq.

Ramadani në një prononcim të shkurtër ka folur rreth të ardhmes së tij.

Ai ka thënë se ende është në pritje të ndonjë skuadre të re, si në Superligën e Kosovës ashtu edhe jashtë saj.

Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk jam kontaktuar nga asnjë skuadër as nga skuadrat e Superligës as nga jashtë saj. Jam ende në pritje”, tha fillimisht Ramadani.

Ndërkaq sa i përket ardhjes së trajnerit malazez tek skuadra e Niklit, Ramadani nuk pati ndonjë koment të veçantë, veçse i uroj suksese në punën e tij të re.

Nuk kam ndonjë koment për të, vetëm se i uroj suksese me skuadrën e Feronikelit”, përfundoi Ramadani.

Kujtojmë që Ramadani u shkarkua nga Feronikeli pas eliminimit të skuadrës nga Drenasi nga garat evropiane.