08:47 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Reagon presidenti maqedonas pas tragjedisë në Bullgari

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.

“Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkroi më tej Pendarovski.