13:45 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / C E

Real Madridi, me strategji për tifozët për të festuar titullin e La Ligas

Me një fitore sonte nga Villarreal, Real Madridi, do të shpallet kampion i La Ligas për herë të 34 në histori të klubit.

Në këtë kohë pandemie, tifozët e kanë të pamundur të festojnë titullin nëpër rrugë të kryeqytetit spanjoll, shkruan Indeksonline.

Kështu, klubi mbretëror ka bërë një strategji për të qenë më afër me tifozët gjatë festës.

Kryetari i komunës ka apeluar te tifozët që të qëndrojnë nëpër ballkone dhe dritare të shtëpive të tyre derisa skuadra do të parakalojë në rrugët e Madridit.

Festoni nga ballkoni, në të njëjtin vend nga ku kemi duartrokitur me muaj punonjësit e shëndetit, ata të cilëve u detyrohemi shumë. Dhe gjëja e parë që u detyrohemi atyre është të marrin masa për të mos i vendosur përsëri ata përballë presionit të tmerrshëm që pësuan. Me pak fjalë, jini të matur“, ka thënë José Luis Martínez-Almeida.

Real Madridi, aktualisht është katër pikë para Barcelonës dhe i nevojiten dy pikë për t’u shpallur kampion. /IndeksOnline/