17:58 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Real Madrid triumfon ndaj Atleticos

Real Madridi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme sot ndaj Atletico Madridit.

Derbi madrilen filloi në orën 16:00 ndërsa goli i vetëm erdhi në minutën e 56 nga Karim Benzema i cili u asistua në mënyrë fantastike nga Mendy nga krahu i majtë, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 49 pikëve, gjashtë më shumë se Barcelona e cila zhvillon nesër ndeshjen e saj ndaj Levantes.

Në anën tjetër, Atletico Madrid pas kësaj humbje gjendet në vendin e pestë me 36 pikë,13 më pak se “Los Blancos”./Indeksonline/