13:35 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Renditja e UEFA-s për lojtarët e Kombëtares – Ardian Ismajli bindshëm i pari

Shqipëria ka arritur të fitonte me rezultatin 0:4 ndaj Moldavisë dhe ka marrë një humbje pa e merituar ndaj Turqisë në shifrat 1:0. Një formë fantastike kanë treguar lojtarët kuqezinj, duke e krahasuar me periudhën e fundit në të cilën po vuanim aq shumë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s gjenden edhe vlerësimet për futbollistët e Shqipërisë, duke i krahasuar me ata në Europë. Kështu, Ardian Ismajli është ai që merr “arratinë” dhe është në vendin e parë për Kombëtaren, më saktësisht në vendin e 153 në Europë.

Pas tij vjen Berat Gjimshiti, ndërsa për t’u theksuar është Keidi Bare. Megjithëse ka luajtur shumë pak ndeshje me Kombëtaren, mesfushori ka ecur me hapa gjigantë dhe tashmë është në vendin e tretë si lojtari më i mirë i Shqipërisë. /SportEkspres/