08:30 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Reperi anglez fyen qeverinë e Britanisë në këngën e re

Reperi i njohur anglez, Stromzy së fundmi ka lansuar këngën e re “Vossi Bop”.

Ajo që bie në sy është teksti i reperit. Stromzy shprehë mllefin e tij kundër qeverisë së Theresa May, transmeton Indeksonline.

“Rregulli numër dy, mos bëj ndonjë premtim nëse nuk arrin t’i përmbahesh marrëveshjes atëherë vetëm bëhu i sinqertë.”, thotë reperi në tekstin e tij.

“Unë nuk mund të vdes, unë jam Chuck Norris, f*** qeveria dhe f*** Boris.”, u shprehë reperi në një pjesë të tekstit të këngës.

Boris Johnson është një nga politikanët më të njohur të Britanisë së Madhe.

Nuk është hera e parë që reperi 25 vjeçar fyen qeverinë dhe kritikon politikën.

Ai njihet për fjalimin e tij në “Brit Awards” ku kishte kritikuar kryeministren Theresa May rreth djegies së ndërtesës “Grenfell Tower”./Indeksonline/