11:56 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reperi i famshëm gjerman shkon në spital, ishte plagosur në këmbë

Reperi i famshëm gjerman, Haftbefehl është plagosur mbrëmë.

Reperi me prejardhje kurde ka shkuar në Spitalin e Darmstadtit i plagosur në këmbë.

Rreth orës 04 të mëngjesit, Haftbefehli u pranua në spital me një plagë në këmbë, që më pas u konstatua se ishte plumb.

Dyshohet se reperi kishte plagosur veten pa dashje.

Në hetimet e para, policia thuhet se dyshon se reperi 34- vjeçar kishte qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit kur kishte kryer këtë veprim.

Haftbefehli është ende në spital ku po vazhdon trajtimin./Indeksonline/