23:27 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Reperi i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

Snoop Dogg ka mohuar akuzat për abuzim seksual.

Një grua e identifikuar si Jane Doe, ngriti një padi në Los Angelos duke pretenduar se reperi dhe bashkëpunëtori i tij, Donald Campbell e detyruan të bënte veprime të turpshme pas një koncerti në vitin 2013.

Gruaja pohon se Campbell e dërgoi në shtëpinë e tij, ku ishte dhe Snoop, ku më pas kanë abuzuar me të.

Në padi, gruaja pretendon se Snoop Dogg e ndoqi në banjë dhe më pas e detyronte të kryente seks oral me të.

Burime për TMZ kanë bërë me dije se gruaja në fjalë kishte kërkuar rreth 10 milionë dollarë si dëmshpërblim por kërkesa e saj është refuzuar. Snoop i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “një tufë gënjeshtrash”.

Në një postim në Instagram më herët të mërkurën, Snoop Dogg shkroi, 'Sezoni i gërmuesve të arit është këtu, kini kujdes ... mbani roje'