20:36 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me një mesazh të fuqishëm për Ditën e Gruas

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora njihet si ndër përkrahëset më të mëdha të femrave në botë.

Këtë e ka dëshmuar edhe sot në Ditën e Gruas. Ajo bashkë me kompaninë e Veshjeve për Femra ‘Escada’ dhe organizatën ‘Women for Women’ janë duke e mbajtur një kampanjë për mbështetjen e gruas me hashteg #MessageToMySister.

Rita në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një kartolinë ku ka shkruar një mesazh për të gjitha femrat.

“E nderuar motër, urime Dita e Gruas. Unë jam shumë krenar me ju, ju lutem vazhdoni që të jeni inspiruese dhe të ndriçoni! Shumë dashuri” kishte shkruar Rita.

Së fundmi, Rita Ora publikoi videoklipin e këngës ‘Only Want You’ që u pëlqye shumë nga publiku./Indeksonline/