15:13 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rregullohet një park relaksues afër Liqenit Akumulues, në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirave publike rreth Liqenit Akumulues, në Suhadollë.

Në njoftim thuhet se aty do të ketë hapësirë për pushimore, hapësira gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë, kënde për ushtrime fizike fushore, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm.

“Rregullimi dhe organizimi i hapësirave publike përreth Liqenit Akumulues në Suhadollë, do të ofrojë mundësi rekreative; pushimore, hapësira gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë, kënde për ushtrime fizike fushore, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm, të cilat do ti japin një pamje jashtëzakonisht të bukur qytetit dhe liqenit, duke e bërë kështu më atraktiv për vizitorët”, thuhet në njoftimin e Komunës./IndeksOnline/