09:51 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrëmbeu dhe më pas dogji të gjallë dy të rinj, në ’98-n, ekstradohet nga Gjermania 56-vjeçari shqiptar

Ekstradohet nga Gjermania Byniamin Hajro 56 vjeç i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në 22 mars të vitit 1998 në qytetin e Beratit.  Ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.

Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen “Vakëf'”, në Berat, nga banda me po të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.

Hajro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg duke e shpallur fajtor për këtë ngjarje. Hetimet për këtë çështje ishin pushuar për të rinisur sërish 17 prill 2012.

Hajro ishte në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit.