08:43 / E Enjte, 18 Korrik 2019

Rritet numri i aksidenteve, 59 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orë.

Ajo që vërehet , është numri i lartë i aksidenteve, më shumë se ditëve tjera.

Sipas Policisë, në vendin tonë për një ditë kanë ndodhur 59 aksidente.

Prej tyre, 46 pa të lënduar, ndërsa 13 me të lënduar, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, edhe arrestime ka pasur shumë. Për 24 orë janë arrestuar 37 persona, 21 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

Për shkelje të rregullave në komunikacion,  janë shqiptuar 1541./Indeksonline/