14:56 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. M.

“Rritja e rasteve, vikendi me orë policore prej orës 17:00”, pritet të vendos shteti fqinj i Kosovës!

Këtë vikend pritet që ora policore të fillojë nga ora 17:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit, në Maqedoninë Veriore.

Kështu raportojnë mediat nga Shkupi zyrtar. Kështu ka konfirmuar një anëtar i Komisionit për sëmundje infektive si një nga masat e planifikuara për të përballur me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19.

Për momentin nuk është në lojë opsioni i mbylljes totale gjatë dy ditëve të vikendit.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është e mundur që të pasojë vikendi në të cilën do të ketë masa më restriktive për mbrojtje, por se ende nuk ka vendim të tillë. Nëse do të ketë do të varet nga numri i të sëmurëve dhe të të shtruarve në spitale gjatë ditëve deri të premten.

Anëtarë të Komisionit për sëmundje infektive për faktor kanë thënë se nuk ka paralajmërime për takime të reja, ndërsa jozyrtarisht thonë se roli i tyre në periudhën e fundit është i parëndësishëm dhe nuk diskutohen sikurse gjatë fillimit të pandemisë.

Vendimi për shtrëngimin e masave mund të merret për shkak rritjes së numrit të grumbullimeve familjare, por më së shumti për shkak numrit të madh nëpër kafene dhe restorante gjatë ditëve të vikendit./SHENJA