14:28 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Rritje e numrit të votuesve pas orës 11:00 në Gllamnik të Podujevës

Numri i votuesve pas orës 11:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës është rritur.

Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri i shkollës “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik, Sadak Avdullahi ka treguar se si është gjendja në këtë qendër të votimit.

“Janë 2885 votues në këtë shkollë. Kemi nxjerrë disa statistika për raportim në KQZ, deri në ora 11 kanë qenë 250 votues, ndërsa pas kësaj ore ka qenë një numër më i madh i votuesve që e kemi vërejtur”, u shprehë ai./Indeksonline/