20:25 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Rusëve iu ‘djeg’ deklarata e Pacollit për presidentin e ri të Venezuelës!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shprehu përkrahje për presidentin e ri të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaidó.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar Moska zyrtare. Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanski përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur Behgjet Pacollit, transmeton Indeksonline.

Polyanski është treguar injorant me deklaratën e tij. “I panjohur njeh të panjohurin. Bota dridhet nga frika…” ka shkruar Dmitry Polyanski.

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido nuk është pranuar nga ushtria e Venezuelës, por është njohur nga shtete të fuqishme të botës si Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Kosova, Kanada, Brazil, Argjentinë, Kolumbi, Paraguai, Kili, Peru, Guatemala dhe Kosta Rika./Indeksonline/