13:04 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / MSH

Rusia sulmon rrjetin energjetik të Ukrainës

Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa dhe dronë herët në mëngjes, në objektet energjetike anembanë Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më shumë se 50 raketa dhe 20 dronë u përdorën në sulm, tha Zelensky në një postim në X, shkruan BBC-i.

Sulmi i sotëm ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës është i fundit deri më tani.

Moska zyrtare po vazhdon të insistojë se ky është vetëm një objektiv legjitim ushtarak.

Sulmet kishin në shënjestër shtatë rajone në të gjithë vendin.

Duke shkruar në mediat sociale, Zelensky tërhoqi paralele midis pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik dhe pushtimit rus të Ukrainës, duke iu referuar regjimit të presidentit rus Vladimir Putin si “nazistët e Moskës”.