13:39 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Schalke 04: Ne do të dëshironim ta shikonim Theresa May-n duke ruajtur Sanen

Menaxhuesit e faqeve të klubeve në Bundesligë karakterizohen me një sens të madh humori, në fitore… por edhe në humbje.

Schalke 04 e tregoi këtë gjatë humbjes së dhimbshme 7-0 në raundin e tetë ndaj Manchester City-t, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht ishte prezantuesi i BBC, Gary Lineker, i cili shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të lëshuar një ‘cicërimë’.

“Në këtë moment Schalke mund të pësojë një humbje aq të fortë sa ajo e Kryeministres sonë” shkroi ish reprezantuesi i Anglisë në futboll.

Lineker, padyshim, po i referohej marrëveshjës për “Brexit” që u refuzua sërish në Parlament.

Schalke, pa pritesë dhe me ëmbëlsi, nuk vonuan përgjigjen: “Ne do dëshironim ta shihim Theresa May-n duke u përpjekur ta ruaj Leroy Sane-n”.

Pikërisht ishte Sane, ai i cili shënoi një gol dhe realizoi tri asistime ndaj ish skuadrës së tij.