16:46 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sekretari i Ministrisë së Inovacionit e shkel ligjin, pritet shkarkimi i tij!

Hajriz Koca shumë shpejt duhet ta lirojë postin e tij si Sekretar në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Indeksonline mëson se Agjencia Anti Korrupsion ka marrë vendim që në rastin e Kocës ekziston konflikti i interesit.

“Para se të zgjidhej dhe të emërohej në këtë pozitë i njëjti ishte Këshilltar politik i Ministrit të po kësaj Ministrie. Kjo situatë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Parandalmin e konfliktit të interest në ushtrimin e funskionit publik”, thuhet në vendim.

Kësisoj, AKK-ja do të kërkoj nga institcioni ku zyrtari i lartë ushtron funskion in që të filloj procedurën për shkarkimin e tij.