22:50 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Senzacioni i Bundesligës me këshilla për bashkëkombasin e tij

U largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Borussias së Dortmundit, Jadon Sancho, senzacioni i ri i Bundesligas, në një intervistë për Sky Sports nuk ka kursyer këshillat e tij për bashkëpatriotin e tij Callum Hudson-Odoi i cili është top prioritet i rivalëve të Dortmundit, Bayernit të Mynihut.

Jadon Sancho dhe Callum Hudson-Odoi janë shokë të ngushtë pasi që kanë luajtur edhe për grupmoshat e “tre launëve” të Anglisë, shkruan IndeksOnline.

“Ai është ylli i rradhës do të thoja. Ai është shumë i mirë dhe i talentuar, i shpejtë dhe driblues i mirë. Unë i kam treguar se Bundesliga është një ligë e fortë dhe i kam thënë të bëjë atë që është më e mira për të dhe kudo që ai ndihet rehat” ka thënë Sancho.


Sancho ka luajtur 22 ndeshje deri tani dhe ka kontribouar me 7 gola dhe 7 asiste në të gjitha garat./IndeksOnline/