19:04 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

S’është Hana, as Loredana, ja nga e merr frymëzimin Mozziku

Mozzik mbetet ndër emrat më të përfolur në showbiz-in vendor, si për karrierën e tij të suksesshme ashtu edhe për jetën private.

Teksa ende ka dyshime nëse ai dhe Loredana janë ribashkuar, Mozzik po shrytëzn këtë kohë për tu relaksuar.

Sot ai ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për të kaluar një ditë të këndshme buzë detit, ndërsa ndau imazhe nga atje.

Në njërën nga fotografitë e postuara, Mozzik ka shkruar se gjen frymëzim kur gjendet pranë bregdetit, e që kjo padyshim i hynë në punë edhe në tekstet e këngëve që ai i bën.

“Frymëzuese është një orë pranë detit!”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotos./Indeksonline/