22:55 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / C E

Sevilla vazhdon ndjekjen ndaj Realit, fiton derbin kundër Atleticos

Sevilla ka marrë tri pikë në derbin e javës së 18-të të La Ligas.

Andaluzianët fituan me rezultat 2-1 ndaj Atletico Madridit, shkruan Indeksonline.

Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e Ivar Rakitic në minutën e shtatë.

Rezultatin e barazoi Felipe në minutën e 33-të të ndeshjes.

Golin e fitores për Sevillën e shënoi Ocampos në minutën e 89-të të ndeshjes.

Sevilla mbetet në vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, pesë më pak se Real Madrid derisa Atletico Madrid është në vendin e pestë me 29 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/