14:05 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Shefi i BE-së në Kosovë viziton zyrat e GP të LDK-së, ka një mesazh për ta

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, është takuar sot në Kuvend të Kosovës me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Szunyogu përmes një shkrimi në Twitter, derisa ka shpërndarë edhe foto nga takimi.

Në takimin nga LDK-ja kanë qenë shefi i Grupit parlamentar, Arben Gashi dhe deputeti Shkëmb Manaj, Szunyogu thotë se është folur për reformat që lidhen me Bashkimin Evropian, ato që duhet të zbatohen dhe të japin rezultate.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka kërkuar nga LDK-ja që të koordinohet me partnerët e koalicionit dhe opozitës për çështje, të cilat janë me interes kombëtar.