11:36 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shënohen 99 viktima në luftën Armeni-Azerbajxhan

Të paktën 26 luftëtarë të tjerë janë vrarë në përplasjen me trupat ushtarake të Azerbajxhanit në rajonin e Nago-Karabakut, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë në 84. Sipas Al Jazeera numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë është rritur në 11 – nëntë në Azerbajxhan dhe dy në Armeni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99.

“Kjo është një luftë jetë a vdekje!” tha Arayik Harutyunyan, udhëheqësi i Nago-Karabakut në një konferencë shtypi.

Luftimet e ashpra vazhduan gjatë gjithë ditës të hënën, deklaruan zyrtarët në Baku dhe Jerevan. Udhëheqësit botërorë kanë kërkuar armëpushim midis 2 vendeve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të zhvillojë një mbledhje me dyer të mbyllura të martën.