09:09 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Sherr midis 2 grupeve mbrëmë vonë në Prishtinë, tre të lënduar dhe tre të arrestuar

Disa persona janë përfshirë mbrëmë vonë në një konflikt tek Mati 1 në Prishtinë.

Tre persona janë lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar nga rrahja mes dy grupeve ku është përdorur edhe një armë zjarri, thika dhe mjete të forta.

Policia ka arritur që shpejt të evidentoi dhe të kap të dyshuarit për përfshirje në këtë rast./Indeksonline/