17:20 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Shitja e këngëve të R.Kelly u rritën 500% pasi u shpall fajtor për trafikim njerëzor

Shifra e shitjeve të këngëtarit amerikan, R.Kelly, janë rritur dukshëm pasi ai u shpall fajtor për trafikim njerëzor.

Sipas ‘Roling Stone’, shitjet e albumeve të tij janë rritur për më shumë se 500%, transmeton Indeksonline.

Kjo shifër tregon rritje të madhe që nga vendimi i cili u mur me 27 shtator.

54 vjeçari kishte abuzuar seksualisht me gra dhe vajza.

Padia dhe vendimi i gjykatës më sa duket ka pasur efekt pozitiv në shifrat e shitjeve së këngëve të tij.

Sipas Rolling Stone, në vitin 2017 R.Kelly kishte mesatarisht rreth 5,4 milionë shpërndarje të këngëve audio brenda javës, ndërsa këtë vit ka pasur mesatarisht rreth 6,4 milionë./Indeksonline/

Image