11:50 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / mp

SHKK-ja jep detaje për rastin ku u tentua të futej substancë narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, derisa vizita është anuluar.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendreje korrektuese.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar permes trupit është tentuar të kontrabandohet substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në njoftim thuhet se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej theksohet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.