09:33 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shkojnë për të biseduar rreth një problemi që kishin, një 46-vjeçar i pret me armë

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor i Klinës, më 02 korrik 2020, ёshtё informuar nga viktimat e rastit, se viktimat së bashku me dëshmitarёt kishin shkuar pёr tё biseduar me tё dyshuarin pёr njё problem tё mëhershëm. Por aty personi i dyshuar ua kishte ekspozuar armën viktimave në fshatin Zllakuçan të Klinёs.


Njësitet policore menjёherë iu kanё pëgjigjur vendit tё ngjarjes, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar:
 R. K. lindur me 1974 . Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar:


 një (1) pushkë automatike Sharc,
 një (1) pistoletë Zoraki M 906 Kal. 9mm,-
 -njё (1) karikator i sё njejtёs arme.
 një (1) pistoletë Zavodi CZ Kal. 9mm,-
 -njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe
 tetё (8) fishekё 9mm
 njё (1) fishekё 7.65mm
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.