08:42 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shoferi i autobusit me telefon në dorë gjatë vozitjes, rrezikon jetën e njerëzve

Telefoni tashmë është bërë miku më i mirë i njeriut, por shumë herë mund të shkaktojë edhe dëme.

Përdorimi i tij gjatë vozitjes, padyshim që rrezikon jetën tuaj dhe të tjerëve në komunikacion, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi që ka siguruar redaksia jonë, shihet teksa shoferi i një autobusi gjatë vozitjes nuk ndalon së përdoruari telefonin.

Përveç kësaj, afër tij shihet edhe një fëmijë, ku sipas X udhëtarit, shoferi disa herë e ka ulur në prehër.

Autobusi ishte i linjës Istog-Banjë-Pejë.

Shkeljet e rregullave në komunikacion janë shkaktarë të aksidenteve të shumta në rrugët e Kosovës, me ç’rast edhe shumë persona humbin jetën./Indeksonline/