22:42 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Shoferi nuk vendosi rripin gjatë vozitjes, thotë se policia e dënoi me një gjobë qesharake!

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion siç është rritur edhe numri i tiketave të shqiptuara në trafik.

Një lexues në adresë të Indeksonline ka përcjellur një dënim, të cilit i është shqiptuar atij për mos mbajtjen e rripit.

Sipas shkresës, personi në fjalë është dënuar për vetëm 4 euro. Sigurisht, kjo shifër mund të jetë gabim i policëve që shkruan tiketën, pasi që sipas ligjit dënimi më i vogël është hiç më pak se 20 euro.

Vlen të përmendim faktin se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 774 tiketa trafiku. /Indeksonline/