13:43 / E Martë, 26 Tetor 2021 / LB

Shpend Ahmeti për “Darkën e Lamës”: Me karrige të sanës, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar për mosrespektim të masave anti-Covid, në Darkën e Lamës që u organizua nga Presidentja Vjosa Osmani mbrëmjen e së hënës.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përkundër masave të pandemisë, Darka e Lamës u organizua me rreth 100 mysafirë.

“Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë, në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e… P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi. Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti.