16:24 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

“Shpërthen” Emir Sahiti, bën dy asiste fantastike për tri minuta

Skuadra e Hajduk Splitit është duke fituar me rezultatin 3:0 ndaj Slaven Belupo në javën e 22-të në HNL-n e Kroacisë.

Golat i shënuan: Kalinic, Brekalo dhe Kalik, shkruan Indeksonline

Dy asiste për dy golat e fundit i bëri futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti.

Sahiti asistoi te golat e shënuara nga Brekalo dhe Kalik në minutat 48’të dhe 51’të.

Kujtojmë që skuadra e Hajdukut është duke luftuar për titull kampion këtë sezon 2023/24./Indeksonline/